15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

EKSKLUZIVE: Kjo është lista me deputetët e LDK-së (Dokument)

Rekomandime

Gazeta Blic ka arritur që ta sigurojë listën e kandidatëve për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë marrë mjaftueshëm vota për të qenë pjesë e Kuvendit.

Kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e Listës, ka numrin më të madh të votave me mbi 175 mijë vota.

Sipas listës që e ka siguruar Gazeta Blic pas numërimit edhe të votave me kusht, pas Vjosa Osmanit i dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili ka mbi 38 mijë vota.

- Advertisement -

I treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni. Ai ka marrë hiq më pak se 31 mijë vota.I katërti me radhë renditet, Lumir Abdixhiku, i cili më 6 tetor ka marrë mbi 29 mijë vota.Pas tij renditet, Avdullah Hoti, i cili ka marrë mbi 25 mijë vota.

Gazeta Blic e sjell listën me votat e të gjithë kandidatëve.Sipas rezultatit aktual, LDK do t’i ketë 30 deputetë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit