18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Turqia zbulon një fushë gazi në vlerë 80 miliardë dollarë

Rekomandime

Turqia ka zbuluar një fushë gazi 320 miliardë kub në Detin e Zi me vlerë 80 miliardë dollarë, ka bërë të ditur sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol.

- Advertisement -

Fusha e gazit ndodhet në një thellësi prej 2 mijë e 100 metra nën det, në fushën e gazit Sakarya, rreth 170 kilometra nga brigjet e Detit të Zi.

Birol tha se për të filluar prodhimin, i cili pritet të fillojë qysh në vitin 2023, nevojitet një investim prej rreth gjashtë miliardë dollarësh.

Gazi mund të transformojë varësinë e Turqisë nga Rusia, Irani dhe Azerbajxhani në kontekstin e importeve të energjisë, të cilat i kushtuan vendit 41 miliardë dollarë vitin e kaluar.

- Advertisement -

Turqia importon çdo vit rreth 45 miliardë metra kub gaz natyror dhe çmimi është afërsisht 12 miliardë dollarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit