2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Serbia po e pret momentin për të marshuar ushtarakisht drejtë Kosovës”, ja pse është i dobishëm strehimi i afganëve

Rekomandime

Analisti politik, Krenar Shala ka reaguar pas kërkesës që SHBA i bëri Kosovës për strehimin e afganëve.

- Advertisement -

ShBA-ja kishte kërkuar nga Kosova që t’i dalë në ndihmë në strehimin e përkohshëm të afganëve që kanë qenë bashkëpuntorë të NATO-s në këmbim të ndihmës ekonomike dhe politike ndaj Kosovës.

E në këtë rast sipas tij, Kosova duhet ta kërkoj nga Amerika që të bëhet pjesë NATO-s.

“A nuk ish konë ide e mirë me ia kërku Amerikës me bo diçka për me u anëtarësu Kosova në NATO? Ndoshta nuk ish konë e tepërt kjo kërkesë?”, tha ai.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se çështja e strehimit të afganëve nuk duhet të lidhet me anëtarësimin në NATO, edhe pse Kosovës i duhet ky anëtarësim.

“Pa SHBA Kosova është e humbur. Natyrisht se Kosovës i duhet anëtarësimi në NATO, në OKB e në shumë organizata tjera, kjo është çështje jetike. Strehimi i afganëve me kërkesë të SHBA-ve, mbi të gjitha, është e një rëndësisë humanitare. Këso pozite të rëndë kishte edhe Kosova gjatë dhe para luftës. Na dhanë ndihmë të mëdha. Strehuan shumë shqiptarë në botë. Pra, çështja e strehimit të afaganë nuk duhet të lidhet me çështjeve anëtarësimin të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera. Jo pse nuk është kërkesë e drejtë, dhe Kosova nuk e meriton, por për faktin se në NATO, në OKB etj., anëtarësohen shtetet kundër të cilave nuk përdoret veto. Strehimi i afganëve është çështje humanitaare dhe si e tillë duhet të mbetet”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Më tej, Kelmendi shtoi se pranimi i kërkesës për strehimin e afganëve është një fitore e Kosovës, madje sipas tij e forcon pozitën në raport me shtetet e UE si dhe OKB.

Kelmendi thekson se për anëtarësimin në NATO, mjafton një anëtarë të jetë kundër dhe nuk mund të arrihet anëtarësimi, gjë njëjtë është edhe në OKB.

“Në anën tjetër, me strehim fiton Kosova besim te SHBA-të. Po kështu nuk duhet harruar fakti se anëtarësimi në NATO është njëjtë si në UE dhe në OKB. Mjafton një anëtar i NATO-së me qenë kundër dhe nuk arrihet anëtarësimi. Kështu është edhe anëtarësimi në OKB. Këtë e kemi parë edhe te Maqedonia e Veriut. Parimi i vetos nga një anëtarë është bazë e anëtarësimit në NATO. Mjafton një shtet anëtarë i NATO-së të jetë kundër dhe anëtarësimi në këtë organizatë nuk realizohet. Pranimi i kërkesës amerikane për strehimi e afganëve është një fitore e madhe që mundet dhe e realizon shteti ynë. Kosova fiton në fushën ekonomike, politike dhe ushtarke. Ajo e forcon pozitën e vetë edhe në raport me shtetet e UE dhe me OKB, si dhe në dialog me shtetin serb”, tha ai.

Tutje, ai ka potencuar se Kosova është e varur nga SHBA, prandaj në raportet me SHBA-të, Kosova do të forcohet me këtë strehim.

Ai shtoi se NATO mund të ikë nga Kosova, sepse Serbia po e pret momentin për të marshuar ndaj Kosovës, e në këtë rast Kosova duhet të mbrojë vendin, gjë që për këtë i duhen armë si dhe përkrahje politike.

“Nuk duhet harruar se Kosova varet shumë nga SHBA-të. Shteti i ynë është në pozitë të rëndë ekonomike, politike, ushtarake dhe në raportet ndërkombëtare. Kosovës i duhet përkrahje dhe ndihmë e madhe. Me këtë strehim forcohet edhe më shumë pozita e Kosovës në raport me SHBA. Shumë shpejtë mund të vijë gjendja e njëjtë edhe në Kosovë si po duket tash në Afganistan. Forcat e NATO-së mund të ikin nga Kosova. E këtu duhet Kosova të mbrohet vetë. Serbia këtë moment po e pret për të marshuar ushtarakisht drejtë Kosovës. Armatimi i Serbisë këtu e ka qëllimin. Kosova duhet vetëm për vetëm të jetë në gjendje për të ekzistuar dhe mbrojtur vendin. E për këtë i duhen armë dhe ndihma ekonomike e përkrahje politike. Pa SHBA nuk ka të ardhme vendi”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit