Osama bin Laden ua kishte ndaluar militantëve të Al-Qaeda-s që të vrsnin presidentin e tanishëm të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pasi mendonte që ai do ta fuste Amerikën në krizë.
Në një letër dërguar ndjekësve të tij në maj të vitit 2010, Bin Laden jepte udhëzime për të vr.arë presidentin e atëhershëm të SHBA, Barack Obama, në mënyrë që zëvendësi i tij Biden, të merrte detyrën, pasi e vlerësonte si “totalisht të papërgatitur” për të drejtuar Shtetet e Bashkuara.
Ai u shkruante miIitantëve të godisnin avionët në të cilët fluturonin Obama dhe drejtori i atëhershëm i CIA-s, David Petraeus.
“Arsyeja e përqendrimit te Obama është sepse ai është koka e të pafeve dhe vr.asja e tij do të bëjë që Biden të marrë automatikisht postin e presidentit, pasi ajo është norma atje.
Biden është totalisht i papërgatitur për postin, diçka që do ta çojë në krizë Amerikën. Ndërsa vr.asja e Petraeus do të ndryshonte rrjedhën e kësaj Iufte”, shkruan a2news.
Letra është zbuluar në një kasafortë me dokumente të gjetur në strehën e te.rroristit në Pakistan, pasi forcat amerikane e vr.anë në maj të vitit 2011. Dokumentet, të shkruara në vitet 2006-2011, janë të gjitha të ruajtura në Qendrën për Iuftën kundër Trroizmit në Uest Point, SHBA.