1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Deklarata për dialogun/ Deputeti shqiptar i reagon Vuçiqit, i bën një propozim të ri

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, pasi dialogu është në dobi të serbëve.

- Advertisement -

Kamberi ka pyetur Vuçiqin, se duke qenë pro dialogut, pse e ka bllokuar me vite të tëra dialogun me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Deputeti shqiptar i ka propozuar Vuçiqit, që ta rifillojnë dialogun “mbi të ardhmen në dobi të uljes së tensioneve midis shqiptarëve dhe serbëve”.

Reagimi i tij në Facebook:

- Advertisement -

Duke folur për dialogun në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq paska deklaruar se “Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, kurdo që thirret, por nuk shoh shumë sens për të dialoguar me Kurtin, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, dhe jo për të ardhmen”.

Vuçiqi madje paska shtuar se shteti që drejton është gjithmonë i gatshëm për negociata, sepse sipas tij procesi i dialogut është në dobi të serbëve dhe se “ndikon në uljen e tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.

- Advertisement -

Meqë qenkeni i tillë z.Vuçiq, pse e keni bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës?

Ne, të zgjedhurit e Luginës, ju presim me vite në tavolinën e dialogut nga i cili keni ikur z.Vuçiq.

Meqë qenkeni për dialog të tillë, le ta rifillojmë dialogun “mbi të ardhmen në dobi të uljes së tensioneve midis shqiptarëve dhe serbëve”.

Pra, me Luginën dhe për Luginën s’doni fare “dialog e negociata” dhe as “ndikim në uljen e tensioneve midis serbëve dhe shqiptarëve”.

E në anën tjetër dëshironi dialog në Kosovë dhe për Kosovën vetëm sipas dëshirave tuaja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit