2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

20-vjeçarja që u dërgua e vdekur në spital të Ferizajt u soll nga dy persona me veturë me targa të Zvicrës

Rekomandime

20-vjeçarja e cila u soll pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj ishte sjellë nga dy persona me veturë të tipit ‘Audi’, me targa të Zvicrës.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Express kryeprokurori i Prokurosisë së Ferizajt, Shukri Jashari, derisa ka thënë se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit.

“Dy persona e kanë sjellë me një veturë të tipit ‘Audi’ me targa të Zvicrës, tabelat për momentin nuk mund të deshifrohen për shkak të kualitetit të dobtë të fotove. Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Përgjatë së dielës, një vajzë rreth moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se 20 vjeçarja është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit