-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Publikohen pamjet kur sulmohen me laser aeroplanët në Aeroportin e Prishtinës

Rekomandime

Disa aeroplanë të linjave të ndryshme janë sulmuar me laser të shtunën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

- Advertisement -

Pos forcave të rendit, rastin e konfirmojë edhe Driton Ujkani, zëdhënësi i Trafikut Ajror.

Ujkani tha se në vend, diçka e tillë është e shpeshtë.

“Rasti dje është sulm me laser nga persona të papërgjegjshëm. Në momentin që laseri i drejtohet kabinës së pilotëve, rrezet shpërndahen e ku ndriçojnë atë duke pamundësuar shikim”, tha ai.

- Advertisement -

Për këtë janë duke u marr edhe forcat policore. Por ata që e bën, ende nuk kanë rënë në pranga, raporton klankosova.

Përdorimi i tyre në Kosovë konsiderohet i pa ligjshëm. Ndërsa për kryerësit, parashikohet gjobë deri në 20 mijë euro, e dënim me burg deri në 5 vjet.

- Advertisement -

Me diçka të ngjashëm ballafaqohen edhe linjat e aeroplanëve në botë.

Vetëm për 6 vite në Britani të Madhe, raportohet për 9 mijë raste të tilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit