Analisti Pozhari për rastin tragjik në Ferizaj: Vajzave të ua rikujtojmë që s’është e rëndësishme vetura Audi

0
223
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas rastit tragjik në Ferizaj ku një vajzë është dërguar pa shenja jete në emërgjencën e kësaj komune.

Në një shkrim në Facebook, Pozhari ka shkruar se duhet të angazhohemi për eduikimin e djemve në shoqëri.

“E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale”, thotë ai.

Megjithatë, Pozhari e ka bërë një koment tjetër, duke thënë se “vajzave duhet të rikujtojmë se nuk është me rëndësi vetura që po e nget një djalë.

“Por, poaq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”, thotë Pozhari