10.1 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Treni ia merr jetën një personi në Pejë, i ndjeri ishte shtrirë në shina

Rekomandime

Një person sot ka vdekur në Pejë. Viktima dyshohet se është goditur për vdekje nga treni, të cilit viktima i ka dal përpara.

- Advertisement -

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e Policës, dhe po merren me rastin.

“Detajet e tjera do të publikohen më vonë”, deklaroi Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit