2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Banorët në lagjen e Krivaqës thonë se e kanë parë të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares

Rekomandime

Banorët në lagjen e Krivaqës në Ferizaj e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se e kanë parë të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares duke lëvizur në këtë lagje.

Ata kanë deklaruar se Dardan Krivaqa ishte vështirë të identifikohej pasi ka ndryshuar dukjen, raporton Klan Kosova.

- Advertisement -

Ata shtuan se dyshojnë që Krivaqa po qëndron diku në afërsi dhe thanë se ndihen të rrezikuar.

Kujtojmë se ish-partneri i vlktimës, po vazhdon të jetë në arrati. Policia po kërkon që kushdo që ka informacione të vendodhjen e tij ta thërras numrin 192.

Rasti i 18-vjeçarës është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se vajza dyshohet se u privua nga jeta për motive të ulëta.

- Advertisement -

“Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar prokuroria.

I arrestuari Arbër Sejdiu është dërguar në mbajtje, ndërsa policia po punon për arrestimin e Dardan Krivaqës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit