15.5 C
London
E shtunë, 16 Tetor, 2021

Rashica i jep lajmin e madh Kosovës pas sfidës me Anglinë

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Pas ndeshjes me Anglinë në kualifikueset e Evropianit, Kosova ka marrë lajm të mirë nga Milot Rashica.

Futbollisti i Werder Bremenit mungoi në dy ndeshjet e shtatorit, atë ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri” dhe takimin tjetër në Southampton kundër Anglisë, shkruan Insporti.

Lëndimi që Rashica e pësoi muajin e kaluar në Bundesligë në xhiron e parë të kampionatit, e ka lënë atë për disa javë jashtë fushave.

Sidoqoftë, ylli nga Vushtrria duket se e ka lënë pas lëndimin dhe është i gatshëm t’i kthehet fushës së blertë.

23-vjeçari ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ai shihet duke u stërvitur.

Werder Bremeni ndeshjen e radhës e zhvillon këtë të shtunë kundër Leipzigut.

Kurse, Kombëtarja e Kosovës takimin e radhës do ta zhvillojë me Malin e Zi më 14 tetor, që është kohë e mjaftueshme që Rashica t’i kthehet plotësisht formës.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img