Vazhdon gjendja e rënduar: 18 raste të vdekjes

    0
    264

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 raste të vdekjes nga COVID-19, raporton Kosova ime.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe një mijë e 891 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Njoftimi i MSH’së:

    #Bashkëiadalim

    28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!