8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Skandali i të dhënave, publikohet rroga e Edi Ramës, Ilir Metës, kreut të SPAK dhe agjentëve të SHISH

Rekomandime

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për publikimin e disa të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë. Në rrjetin social “WhatsApp” po qarkullon me shpejtësi një listë me kartat e identitetit dhe pagën e mijëra qytetarëve shqiptarë, që punojnë në sektorin publik dhe atë privat.

Në total janë bërë publike të dhënat për 637 mijë punonjës.

- Advertisement -

Publikimi i këtyre të dhënave të ndaluara nuk ka kursyer as kryeministrin Rama, kreun e SPAK Arben Kraja dhe agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Shërbim që në fakt garanton sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Edhe rroga e Presidentit Meta është mes këtyre të dhënave.

Nga ato që publikojnë mediat, më dokumentin që i përket muajit janar 2021, presidenti Meta ka një rrogë prej 257 mijë lekësh, ndërsa kryeministri Rama paguhet me 228 mijë lekë. Ndihmësit e këtij të fundit kanë pagë mbi 150 mijë lekë.

Kreu i SPAK Arben Kraja merr sipas të dhënave të deklaruara në shtet 590 mijë lekë në muaj, kurse kryeprokurori Olsian Çela paguhet 320 mijë lekë në muaj.

- Advertisement -

Në Shqipëri, rreth 40 mijë persona kanë të ardhura nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë në muaj, 59 të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë deri në 4 milionë lekë, ndërsa 23 persona kanë pagë nga 4 milionë deri në 50 milionë në muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit