7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një person nga Suhareka ndërron jetë nga Covid-19

Rekomandime

Personi me inicialet S.K. nga Suhareka ka vdekur nga Covid-19.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, e cila ka thënë se S.K. i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një qytetar humb betejën me #COVID19 nga qyteti i Therandës, S.K, i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë të komunës tonë po e vazhdojnë betejën me këtë virus të fshehtë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka thënë ajo.

E gjatë 24 orëve janë shëruar 121 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 3,874 raste, ndërsa numri total i rasteve pozitive është 7,137 raste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit