3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kosova momentalisht ka rreth 38 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe 132 mijë të asaj Astra Zeneca

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka treguar numrin e vaksinave që janë në dispozicion nëpër stoqet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

- Advertisement -

Sipas tij, aktualisht në stoqet e IKSHPK’së gjenden rreth 38 mijë doza të vaksinës anti-Covid të kompanisë amerikane Pfizer, si dhe rreth 132 mijë të firmës AstraZeneca.

“Në stoqet tona për momentin janë rreth 38 mijë doza vaksinimi të kompanisë Pfizer. Ndërkaq janë 132,438 vaksina të kompanisë AstraZeneca, duke llogaritur këtu edhe 5 mijë vaksina të cilat janë shpërndarë nëpër komuna”, ka thënë ai.

Ministtri ka bërë të ditur se Kosova do të furnizohet nesër edhe me 55 mijë doza të reja nga kompania Pfizer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit