11.9 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Arrijnë afganët e parë në Kosovë

Rekomandime

Kanë arritur afganët e parë në Kosovë.

- Advertisement -

Tani ata janë duke zbritur në terminalin e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku pritet pastaj të strehohen në vendin e përcaktuar nga Qeveria e Kosovës.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë në Airoport, për të siguruar ardhjen e tyre në vend.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistani.

- Advertisement -

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë të përbashkët ku bëjnë pjesë disa shtete, përshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ku thuhet se talibanët kanë dhënë garanci se të gjithë ata që duan të largohen nga vendi, do të mund ta bëjnë këtë gjë lirshëm.

Ndërkaq, Kosova po pret që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s.

- Advertisement -

SHBA-ja po vazhdon evakuimet nga aeroporti i Kabulit dhe ka thënë se evakuimet do të ndodhin deri më 31 gusht, kur është edhe afati i fundit për t’u larguar trupat e huaja nga Afganistani.

Më herët, talibanët u kishin bërë thirrje shtetasve afganë, që kanë punuar me trupat e huaja, që të mos largohen, duke iu garantuar sigurinë e tyre.

Por, mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit nga frika e hakmarrjes së talibanëve, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul, më 15 gusht./Telegrafi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit