10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Thaçi e falënderon Trumpin: Nën udhëheqjen tuaj do të arrijmë marrëveshjen me Serbinë

Rekomandime

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, gjatë ditës së sotme ka shpërndarë një deklaratë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për njeriun e tij të afërt, ambasadorin Richard Grenell.

- Advertisement -

I shpejtë ka qenë edhe reagimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ashtu përmes një postimi në Twitter e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për vëmendjen që ia ka kthyer shtetit të Kosovës.

Thaçi i ka thënë presidentit Trump se nën udhëheqjen e tij Kosova do të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Thaçi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit