Një ministre në Zelandën e Re është bërë figura e fundit publike që turpërohet nga një incident gjatë video-lidhjes.
Përderisa ishte duke dhënë intervistë drejtpërdrejt për një televizion, ajo u pengua nga i biri, i cili u fut në dhomë dhe shfaqi një karotë në formë “interesante”, që i ngjante organit mashkullor.
Carmel Sepuloni, ministre për Zhvillim Social, ishte duke dhënë intervistë, kur i biri i saj u fut papritmas në dhomë duke tundur para kamerës një karotë, shkruan The Guardian.
Si duket, ministrja e mori shtruar incidentin, sepse edhe vetë e publikoi videon ku shihet incidenti me të birin.
“Ai momenti kur je duke dhënë intervistë drejtpërdrejt me Zoom dhe i biri yt futet në dhomë duke bërtitur dhe duke mbajtur një karotë të deformuar në formën e një pjese të trupit mashkullor. Po, ne jemi gati duke u mundur për një karotë në kamerë dhe po, tani po qeshem me këtë, por atëherë nuk po qeshja”, shkroi ajo.
That moment when you’re doing a LIVE interview via Zoom & your son walks into the room shouting & holding a deformed carrot shaped like a male body part. 🙄🤦🏽♀️ Yes, we were almost wrestling over a carrot on camera, and yes, I’m laughing about it now but wasn’t at the time! 🥴 pic.twitter.com/oUbcpt8tSu
— Carmel Sepuloni (@CarmelSepuloni) August 30, 2021