19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Formimi i qeverisë nën hije është çështje javësh”

Rekomandime

Zëdhënës i PDK-së, Faton Avduallahu, në T7 ka thënë se krijimi i qeverisë nën hije nga PDK, është çështje javësh.

Avdullahu gjithashtu njoftoi se momentalisht PDK-ja e di se sa ministri do të jenë dhe është në përfundim e sipër.

- Advertisement -

“Do të bëhet (qeveria nën hije), është çështje javësh. E dimë sa ministri do t’i kemi. Është në përfundim e sipër. Do të ketë figura të reja”, është shprehur Avdullahu.

Tutje, Avdullahu tha se PDK-ja opozitën po e bën në stilin “institucional”, ndërkohë që siguroi se kjo opozitë është goxha e ashpër.

“Ne po bëjmë opozitarizëm institucional. Arkiva është bërë mjeti më i mirë i demaskimit të populizmit”, ka thënë Avdullahu.

- Advertisement -

“Ne bëjmë opozitarizëm goxha të ashpër. Dëgjoni deputetët e PDK-së në Kuvend”, shtoi Avdullahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit