7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Shefi i tij paralajmëron shtrëngim të masave, Driton Selmanaj pa maskë

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Qeverisë Hoti, Driton Selmanaj, nuk po përfillë vendimet e Qeverisë për masat parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

- Advertisement -

Në një fotografi të publikuar nga një qytetar në rrjetin social Facebook, Selmanaj shihet në një nga kafenetë duke pirë kafe me një person tjetër, shkruan Reporteri.net.

Por ajo çka vërehet në fotografi është se asnjëri nga ta nuk është i pajisur me maska mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Muajin korrik në Kosovë është rënduar shumë gjendja me koronavirus dhe numri i rasteve të reja me po rritet dita-ditës.

- Advertisement -

Si pasojë e kësaj gjendjeje, Qeveria e Kosovës ditë më parë mori një sërë vendimesh për masa të reja parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka thënë se është vlerësim i përgjithshëm se momentalisht (në mungesë të vaksinës) i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave: maska, distanca, higjiena dhe evitimi i grumbullimit në masë të qytetarëve.

- Advertisement -

https://www.facebook.com/labinot.balaj/posts/10223555996592280
Kujtojmë se që nga 1 korrikut, bartja e maskave mbrojtëse ndaj COVID-19 është bërë obligative.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit