1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Arrestohen tre persona të dyshuar për falsifikim të testeve PCR për COVID-19

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka folur edhe për masat e reja të marra nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sveçla bëri të ditur se si rezultat i kontrollimit dhe zbatimit të masave, kanë iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR për COVID-19, ku kanë arrestuar tre persona.

- Advertisement -

“Kemi iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR. Janë kontrolluar tri agjenci janë identifikuar 9 persona ku në 48 orëshin e fundit janë arrestuar tre persona. Ndaj 9 personave janë ngrit kallëzime penale”, tha Sveçla.

Ai shtoi se policia tashmë ka kaluar në orar 12 orësh për të garantuar mbikëqyrje dhe kontroll rigoroz të zbatimit të këtyre masave.

“Si MPB do të sigurohemi që policia të rris kontrollet sidomos në hapësirat e mbyllura. Po ashtu do të garantojmë që policia do të angazhohet të zbatoj masat e Qeverisë, dhe do t’iu përmbahet atyre masave si institucion. Kemi angazhuar edhe IPK-në që të inspektojnë zbatimin e masave nga policia dhe sjelljen e zyrtarëve policor në raport me këto masa…”, u shpreh Sveçla.

- Advertisement -

Ministri theksoi se policia do të bëjë kontrollin e personave që tashmë janë në listën e IKSHPK-së si persona të infektuar, që të sigurojnë që ata që nuk kanë nevojë për trajtim mjekësor të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, dhe ata që kthehen në Kosovë dhe nënshkruajnë nën betim deklaratën për vetëizolim të sigurohemi që ata i përmbahen këtij obligimi.

Sveçla shtoi se deri më tani 6807 polic janë vaksinuar kundër COVID-19.

- Advertisement -

“Deri më datën 30 gusht 2021, kemi 6807 polic të vaksinuar apo 74 .14% kanë mbetur edhe 2375 zyrtarë policor për tu vaksinuar. Unë jam i bindur që brenda dy- tri ditësh do të kemi vaksinim 100% të pjesëtareve policor me dozën e parë të vaksinës”, tha ai.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se nga janari deri më 30 gusht 2021, kanë shqiptuar 112 mijë e 156 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit