0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Edi Rama sulmoi Bullgarinë në Bled, Latifi me kritika të mëdha për kryeministrin e Shqipërisë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar Bullgarinë sot në samitin që po mbahet në Slloveni, për sic thotë ai, mbylljen e rrugës europiane për Maqedoninë e Veriut.

Rama këto akuza i ka drejtuar në prani të kryeministrit bullgar në Slloveni, ndërkohë që mospajtimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë për atë që quhet “identiteti maqedonas”.

- Advertisement -

Profesori universitar Blerim Latifi ka kritikuar ashpër Ramën në një status në Facebook për “mbrojtje të trashëgimisë së Titos”, ndërsa i ka kujtuar atij se sllavët e Maqedonisë kanë përdorur cdo mjet për shkombëtarizim të shqiptarëve të Maqedonisë dhe se një kryeministër sllav i Maqedonisë nuk do ta bënte të njëjtën për Shqipërinë në një forum ndërkombëtar.

“Kritikat e ashpra që sot Rama ja paska bërë Bullgarisë në Slloveni në sytë e kryeministrit bullgar, janë absurde.

Në vend se të luftoj për ta shkëputur perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE nga perspektiva e ish republikave jugosllave, ai vazhdon të zhytet edhe më thellë në moçalin e ndotur të tyre. Shqiptarët nuk kanë asnjë problem me bullgarët. Përkundrazi, pas kroatëve, ata janë populli më miqësor i shqiptarëve në Ballkan. Atë që Rama sot e bëri për Maqedoninë në Slloveni, kryeministri maqedon kurrë nuk do ta bënte për Shqipërinë.

- Advertisement -

Në fakt historikisht ka ndodhur e kundërta: maqedonasit nuk kanë lënë mjet pa përdorur për t’i shkombëtarizuar shqiptarët e Maqedonisë, përjashto spastrimin etnik, të cilin nuk kanë qenë në gjendje ta zbatojnë, se po të ishin natyrisht që nuk do ta kursenin.

E gjithë bota e di se krejt ajo që quhet histori, gjuhë e kulturë e sllavëve maqedonas, në thelb, përbëjnë vjedhje të trashëgimisë bullgare, e se populli maqedonas është thjesht një sajesë konjukturale e Titos. Jugosllavia e Titos ka vdekur dhe Ballkani nuk do të qetësohet kurrë derisa nuk lihet pas e gjithë trashëgimia e tij”, ka thënë Latifi në statusin e tij.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit