8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Katër elementet që çojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, sipas Kurtit

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se modeli i SEFTA-s është rruga më e sigurt për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Kurti ka përmendur katër elemente që sipas tij janë të rëndësishme të ndiqen nga gjashtë shtetet dhe që sjellin progres.

Para disa muajsh kam propozuar SEFTA-n në vend të marrëveshjes së CEFTA-s, ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do ecnin përpara BE-së së bashku.

- Advertisement -

Besoj se kjo është rruga më e sigurt përpara. Nuk dua të shpërfill negociatat mes shteteve të ndryshme, por besoj se SEFTA do të ndihmonte shumë.

Në këtë pikë, katër gjëra janë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor që të kenë fonde nga BE-ja por edhe vlera të saj, sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi ndaj autokratëve, përballja me të kaluarën ndaj kriminelëve të Iuftës në pushtet dhe simetri apo reciprocitet për të drejtat e minoriteteve në shtetet ballkanike kundër hegjemonisë nacionale”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se vlerat e BE-së nuk janë raca dhe feja por demokracia, sundimi i ligjit e të tjera.

- Advertisement -

Dëgjova në panelin e kaluar me kujdes, por vlerat e BE-së nuk besojë se janë raca e feja.

Vlerat e BE-së janë demokracia, të drejtat njerëzore, sundimi i ligjit, të drejtat civile, ekonomi e tregut të lirë, drejtësi sociale, këto janë vlerat e nuk është raca e feja.

- Advertisement -

E këtu duhet pasur kujdes në luftimin e talebanëve e mos të përfundojmë si të tillë”, ka thënë Kurti, që u duartrokit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit