2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Albin Kurti ka mësuar shumë nga PDK, EDI Rama dhe Armend Zemaj

Rekomandime

Gjatë ditëve të fundit secili tentoi ta mësojë Albin Kurtin si të veprojë. Ishtë Isa Mustafa ai i pari i cili i tha që të merr mësim nga Armend Zemaj si të menaxhohet pandemia.

- Advertisement -

Me të nisur qeverisjen, kryeministri Kurti e kishte marrë këtë mësim. Zemaj nuk i kishte siguruar vaksinat, edhepse të gjitha vendet e rajonit kishin muaj që kishin filluar vaksinimin dhe deri atëherë kishin imunizuar qindra mijë veta.

Qeveria e re brenda disa javësh siguroi vaksinat. Filloi imunizimi i popullatës dhe sidomos më të moshuarit u imunizuan. Testet filluan të bëheshin me shumicë. Në kohën e Zemajt dilnin në kohën e valëve nga 800-1000 raste në ditë, përderisa bëheshin 2-3000 testime. Kishte periudha kur mbi 60 për qind e të testuarve dilnin pozitiv. Kjo nënkupton që numri i infektimeve ishte shumë më i madh, por nuk po bëheshin teste sa duhet.

Ndërkohë, tash teste ka me shumicë dhe dihet numri. Varianti Delta është ekstremisht infektues dhe ne jemi me fat që nuk po qeveris Zemaj me shokë, pasi infektimi do të ishte shumë më i madh dhe me gjasë vështirë të kishim ndokënd të vaksinuar. Pra, nuk do të dihej cka do të ndodhte me vdekjet. Tash, fatmirësia është që shumica e të moshuarve ishin të vaksinuar para valës pandemike. Numri i vdekjeve është i lartë, por nga 1200 veta në ditë po vdesin edhe në Amerikë. Është virus vdekjeprurës dhe menaxhimi asnjëherë nuk dihet cili është më adekuati. Edhe mbyllja totale mund të rrisë numrin e vdekjeve për shkaqe tjera. Gjithmonë duhet gjetur një mes.

- Advertisement -

Nuk vonoi shumë dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i tha kryeministrit Kurti të merr mësim nga PDK-ja si qeveriset. Padyshim, kryeministri ka marrë shumë mësime nga PDK rreth qeverisjes. Por, mësimet janë si nuk duhet qeverisur një vend. Hajnia ishte në kulm në kohën kur qeveriste kjo parti, ndërsa më kalimin e saj në opozitë dhe me ardhjen e Kurtit në pushtet, hajnat filluan të struken.

As Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ndejti duarkryq në valën e garës kush do ta mësojë më mirë Kurtin si të qeveris. Ai i tha që nuk mund të jetë edhe Kryeministër i Shqipërisë dhe që s’po mundet ta qeveris as Kosovën.

- Advertisement -

U pa. Në Slloveni, ishte kryeministri Rama ai që lemerisi liderët evropianë me sjellje rrugacësh, duke mos vendosur maskë dhe duke u veshur në mënyrë tërësisht joadekuate. Në fund, përundoi duke lozur me telefonin e tij mbi një stol, përderisa kryeministri Kurti dialogonte me të gjithë liderët, të cilët ndiheshin komodë në praninë e tij./ Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit