32-vjeçar nga Podujeva, Haqif Ajvazi, ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në Facebook.
Ata kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot.
“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç!
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!”, thuhet në postimin e familjarëve.