8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vjen reagimi i fuqishëm i SHBA’së pasi Vucic mohoi masakrën e Reçakut

Rekomandime

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Serb, Aleksandar Vucic, lidhur me mohimin e masakrës së Reçakut, duke thënë se ato janë të papranueshme dhe se dy vendet duhet t’i kthehen dialogut sa më parë, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Ambasada njofton se liria e fjalës është parim themelor i demokracisë, por se deklarata si ato të Vucic, janë të papranueshme.

“Retorizmi nxitës dhe revizionizmi historik që kemi parë kohët e fundit në lidhje me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Ne gjithashtu kemi kujdes ndaj ndjekjes selektive të fjalës në bazë të orientimit politik ose komunitetit. Liria e fjalës ka qenë prej kohësh një parim themelor i demokracisë”, thuhet në njoftim.

Teksa, Ambasada përfundon duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen sa më shpejt dialogut, dhe të fokusohen në të ardhmen.

- Advertisement -

Ndryshe, ditë më parë Vucic ka mohuar masakrën e Reçakut, duke thënë se është e trilluar nga kosovarët dhe se William Walker ka qenë inspirues i këtij ‘fabrikimi’.

Kujtojmë se forcat serbe në janar të vitit 1999 kanë vrarë 45 persona në Reçak, çka përbënë edhe masakrën më të madhe të kryer nga krimineli Milosevic në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit