13.6 C
Pristina
Friday, June 9, 2023

Vuçiq injoron NATO’n e BE’në: Krenohet me helikopterët që dërgoi Putin, i prezanton para serbëve

- Advertisement -

Të rekomanduara

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, mori çka deshi dhe e vjeli mirë skandalin me spiunin rus që po korruptonte spiunët e tij. Aq sa Vladimir Putin i dorëzoi para kohe 4 helikopterët luftarak Mi-35 të blerë nga prodhuesi rus ‘Rostvertol’. Ai sot me gjithë mediat serbe e vizitoi bazën ushtarake në Batajnica ku u prezantuan e gjithë skuadronet e helikopterëve të rinj të Serbisë.

Prezantimi i helikopterëve Mi-35, H-145M dhe Mi-17 filloi në orën 10 në aeroportin “Kolonel Milenko Pavlovic” në Batajnica.

- Advertisement -

Rusia i kishte dorëzuar helikopterët e rinj Mi-35 dy ditë para takimit Putin e Vucic në Sochi, takim ku iu konfirmua ‘miqësia e vjetër’ që s’mund ta ‘prishë askush’, siç kanë qejf të e paraqesin para publikut. Këta helikopterë do të duhej të dorëzoheshin në tremujorin e parë të 2020’s sipas marrëveshjes. Përveç helikopterëve marrëveshja parashihte edhe trajnimin e pilotëve dhe personelit mirëmbajtës të logjistikës.

Kompania ruse e prodhimit të armatimit “Rostvertol” nga qyteti Rostov në Don është prodhuesi i helikopterëve. Ky model është vazhdimësi e modelit sovjetik të helikopterit sulmues Mi-24VM (Krokodili) dhe është konceptuar si helikopter sulmues luftarak kundër-tankesh.

Kapacitetet e tij luftarake bazohen më shumë armatimin e shumtë dhe shpejtësinë më shumë se në aftësinë manovruese. Mi-35 arrin shpejtësinë maksimale prej 310km/orë dhe lartësinë maksimale operuese prej 5400 metrash, si dhe gjatësinë e fluturimit prej 460 km, me rezervuar shtesë të derivateve kjo largësi shtohet deri në 1085 km.

Mi-35M ka teknologjinë më të fundit të aeronautikës dhe sistemit të drejtimit të zjarrit, si dhe sisteme mbrojtje që sigurojnë përdorimin luftarak të helikopterit në kushte të mesme e të komplikuara meteorologjike, ditën dhe natën.

- Advertisement -

James Appathurai, ndihmësi i zëvendësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s kishte bërë me dije se këmbëngulja e Serbisë të paraqesë Rusinë si partnerin më të madh ushtarak nuk është e saktë, është pikërisht NATO. Ai kishte shtuar do të ishte korrekte sikur pushteti dhe mediat serbe të njoftojnë opinionin publik serb për këtë.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -