Moratoriumi në lobim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare në kohëzgjatje prej një viti, i ka kontribuar ndjeshëm Serbisë, sepse qeveria nuk kishte nevojë të harxhonte resurse materiale edhe diplomatike në evitimin e anëtarësimit deklaroi për Euronews-Serbia Gjuriq ambasadori i Serbisë në ShBA, në njëvjetorin e marrëveshjes së Uashingtonit.
“Nëse pala e Prishtinës vendos që të niset në shtegun e konfIiktit diplomatik dhe të ndërpres moratorium, Serbia me siguri nuk do të heshtë, ajo do të përballet me përgjigje të përgatitur, organizuar edhe të fortë”, tha ai.
Ai përkujtoi se Serbia para një viti ishte përball me kërkesën e një superfuqie globale që të pranojë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Kosova.
“Delegacioni i Serbisë në krye me Vuçiq nuk pranoi kërkesën që ishte e vendosur. Kjo është diçka që merret si punë e kryer dhe askush se përmend. Ne vitin që shkoi nuk ishim të detyruar të harxhojmë resurse për evitimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, Interpol edhe organizata tjera dhe këtë kohë Serbia e shfrytëzoi me mençuri në zhvillim ekonomik dhe forcimin e pozitës së saj në bashkësinë ndërkombëtare”, tha Gjuriq.
Ai tha se qeveria në të ardhmen nuk dëshiron të “derdh” resurse për zgjidhjen e raporteve jashtë tavolinës së bisedimeve. Ai përkujtoi s para moratoriumit qeveria ka sjell 19 tërheqje të njohjeve për dallim të një njohje.
“Përkundër fushatës më të tmerrshme u pamundësua hyrja e Kosovës në Interpol dhe UNESCO”, tha Gjuriq duke shtuar se Serbia dëshiron zgjidhjen e problemit përmes rrugës së kompromisit në mënyrë konstruktive, prandaj “sigurisht nuk do niset shtegut të eskalimit diplomatik”.
Ai tha se marrëveshja e Uashingtonit e futi në lojë ekonominë si mjet për krijimin e parakushteve për normalizim politik dhe ky ishte hap i mençur.
“Marrëveshja e Uashingtonit është akti i parë i këtij lloji me të cilin ShBA si vendi që ka ndikim të madh në borë qëndrojë prapa iniciativës së Shengenit të vogël dhe u vazhdua edhe me mbështetjen për ‘Ballkanin e hapu’”.
Asokohe Prishtina u zotua se do i bashkohet kësaj iniciative. “Shpresoj se fuqitë e mëdha do vazhdojnë të bisedojnë me Prishtinën për nevojën e kyçjes në këtë iniciativë”, tha Gjuriq.
Në pyetjen çka bëri Serbia në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit që përfshinë avancimin e trafikut hekurudhor edhe rrugor dhe ndërtimin e rrjetës së autostradave përfshirë atë deri Merdar.
“Ajo autostradë kur të ndërtohet do i afrojë rreth 100 mijë qytetarë tanë me Serbinë por do i afroj edhe krahinën tonë jugore me Shqipërinë” tha ai duke shtuar se edhe projekti i hekurudhës po ec mirë.
Sipas tij është me rëndësi kontributi dhe rëndësia që ShBA i kushton dialogut dhe vazhdimit të përkujtimit të Prishtinës për përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit edhe Uashingtonit, me mospërmbushjen e të cilave Prishtina po minon besimin.
“Kjo është e njohur edhe për Uashingtonin edhe kryeqytetet e tjera shtete e të cilave mbështesin pavarësinë e Kosovës”, përfundoi Gjuriq.