Priftërinjtë serbë në Mal të Zi kënduan “kur ushtria kthehet në Kosovë”, vijnë reagimet e ashpra nga Kosova

0
394

Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Në një situatë të tenslonuar në Cetinje, poli.cia po përdorte g.az lotsjellës para manastirit ndaj qytetarëve që po protes.tonin paqësisht.

Lidhur me këtë kanë ardhur edhe reagimet nga politikanët e Kosovës.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj me një shkrim në Twitter ka thënë se, kjo këngë është bërë nga Rusia dhe se është interpretuar nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

“For.cat më të errëta të fash.izmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka reaguar Hoxhaj.