16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Në 50 vjetët e fundit e kam takuar një herë”: Nipi i Besnik Bislimit i ka veç 46 vjet

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbrëmë ka folur rreth punësimit të familjarit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

- Advertisement -

Haxhiu, ndër të tjera tha se Bislimi i ka treguar se nuk e takuar atë në 50 vitet e fundit.

“E pyeta për kureshtje tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, Nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, tha ajo në Kanal10.

Mirëpo, sipas CV-së së Tosunit të publikuar në Universitetin e Gjilanit, aktualisht ai ka 46 vjet.

- Advertisement -

Kujtojmë se Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bisilimit, është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme.

Për një votë pro propozimit të Tosunit – ish-Dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit – dorën e ngriti edhe daja i tij, Besnik Bislimi, njeriu i dytë i qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit