Edhe një orë na ndan nga ndeshja e madhe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
Ky takim zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror 2022, shkruan Reporteri.net
Ku po presim që ndeshja të fillojë në ora 20:45, afër stadiumit ‘Fadil Vokrri’ u pa një tifoz me flamur të Greqisë në duar që pritet të hy Brenda.
Në flamurin grek shihet një shkrim, por që nuk kuptohet çartë se çfarë thuhet.