17.5 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Kush ishte Amfilohije, për të cilin priftërinjtë serbë kënduan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Rekomandime

Ish-mitropoliti Amfilohije Radoviq, për të cilin priftërinjtë serbë sot në Cetinje të Malit të Zi kënduan për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ishte idoli i nacionalistëve e kriminelëve serbë. Një pjesë e mirë e popullit malazez e kujton atë si nxitës të luftës. Amfilohije mbahet mend gjithashtu për mikpritjen që ia kishte bërë kriminelit të luftës Zheljko Raznatoviq – Arkan në manastirin në Cetinje, ku sot mes kaosit u shugurua kreu i ri serb i Kishës Ortodokse, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.hr, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Mitropoliti Amfilohije ishte gjithashtu i njohur për mallkimet e tij. Në një nga më të cituarat, në prag të pranimit të Malit të Zi në NATO, ai tha: “Kushdo qoftë kundër Rusisë dhe Ortodoksisë me një gjak, një besim dhe një gjuhë, mishi i gjallë i rëntë nga trupi! Mallkuar qoftë ai tre herë, dhe tre mijë herë!”.

Ndikimi i Amfilohije në Malin e Zi ishte aq i madh sa besohet se ai bashkoi koalicionin pro-serb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, ku bën pjesë edhe shqiptari Dritan Abazoviq në pozitën e zëvendëskryeministrit. Thuhet se ishte po ai që në krye të këtij koalicioni e caktoi Zdravko Krivokapiqin, i cili sot është kryeministër i Malit të Zi.

Amfilohije Radoviq

Në fund të shtatorit, në prag të seancës konstituive të parlamentit malazez, Amfilohije mblodhi drejtuesit e qeverisë së re në manastirin e Ostrogut, duke u kërkuar atyre ta mbështesin Krivokapiqin si kryeministër.

- Advertisement -

Siç vërehet në një video të “Vecernji novostit” serb, priftërinjtë në manastirin e Certinjes kënduan këngën “Ječam žela”, tekstet e së cilës përmbajnë pjesë ku thuhet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Shqiptari Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi, e ka përkrahur shefin e tij proserb në qasjen ndaj protestave të qytetarëve malazezë kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje. Derisa malazezët që kundërshtojnë ndikimin serb dhe mbrojnë identitetin e tyre kombëtar protestonin, brenda Manastirit në Cetinje po mbahej ceremonia ku, ndër të tjera, po këndohej “kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Para kësaj ceremonie,  dolën pamjet ku Abazoviqi ishte takuar me krerët e Kishës Serbe.

- Advertisement -

Abazoviq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se njerëz të afërt të presidentit malazez, Milo Gjukoniviqi qëndrojnë prapa protestës, duke shtuar se “gjithçka është e qartë për këdo”.

Para dy ditësh, ai tha se është krijuar atmosferë e tillë, pra kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Serbe, “vetëm që të ngadalësohet luftimi i krimit të organizuar”, raportonte Vijesti.me.

Mitropoliti Joanikije u shugurua të dielën në mëngjes në kryeqytetin historik fetar të Malit të Zi, pavarësisht kundërshtimit nga mijëra protestues që i mbajtën rrugët e bllokuara për në Cetinje për dy ditë rresht.

Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije arritën në Cetinje me helikopter dhe të shoqëruar nga një njësi speciale e policisë, ndërsa forcat e policisë thyen barrikadat dhe protesta u përshkallëzua në zemër të kryeqytetit malazez dhe në rrugë.

Protestat e fundit tregojnë qartë tensionet në Malin e Zi midis banorëve që mbrojnë lidhjet e ngushta me Beogradin dhe malazezët patriotë që e kundërshtojnë këtë, trasmeton Express.

Ceremonia u parapri nga incidentet në të cilat, sipas të dhënave zyrtare, shtatë policë u plagosën dhe dhjetëra protestues kërkuan ndihmë mjekësore. Po ashtu, 14 persona u arrestuan, në mesin e të ciëve edhe këshilltari i sigurisë i presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, Veselin Veljoviq.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq tha se sulmi ndaj policisë ishte sulm ndaj shtetit.

Në një reagim të jashtëzakonshëm pas situatës kaotike në Cetinje dhe shugurimit të mitropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije II, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”.

“Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e ortodoksisë së përgjithshme”, tha presidenti malazez.

Protestat e fundit tregojnë qartë tensionet në Malin e Zi midis banorëve që mbrojnë lidhjet e ngushta me Beogradin dhe malazezët patriotë që e kundërshtojnë këtë.

Mali i Zi u shkëput nga Serbia në vitin 2006, por kisha e saj nuk është bërë autoqefale dhe është nën kujdesin e Kishës Ortodokse Serbe, të cilën kundërshtarët e shohin si simbol të ndikimit të Serbisë në Malin e Zi të pavarur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit