9.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Hyri tri herë në Librin e Rekordeve Guinness, por injorohet nga institucionet e Kosoves (VIDEO)

Rekomandime

I thjeshtë, pa komplekse e shumë punëtor. Ky është Alkent Pozhegu nga Gjakova që mori tri certifikata nga Libri i Rekordeve Guinness.

Pasioni për punë ka bërë që Alkenti të arrij aty ku ka ëndërruar gjithmonë dhe kush nuk do ta ëndërronte një certifikatë për diçka të veçantë.

Alkent Pozhegun artin e tij e krijon me anën e drithërave.

- Advertisement -

Rita Ora, Dua Lipa, Marlyn Monroe e të tjerë janë imazhet me famë botërore që Alkenti ka vendosur t’i drithëroi në mozaik. I fundit ishte mozaiku i presidentit amerikan, Donald Trump ku ia siguroi edhe certifikatën e tretë.

Mirëpo, si erdhi deri te ideja për një rekord Guinness dhe sa e vështirë ishte rruga deri aty, na tregon Alkenti.

Durim, përkushtim dhe punë janë tri elemente që çdokush duhet t’i ketë nëse synon të arrijë një rekord, thotë Alkenti.

- Advertisement -

Alkenti na shpjegon edhe dallimin e certifikatave më njëra tjetrën që ia rrëmbeu Guinnessit.

Ia mori dy vite e gjysmë kohë deri në finalizim, cila është veçantia e mozaikut të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

- Advertisement -

Ai asnjëherë nuk reshti se menduari se do vazhdojë të arrij rekorde të reja.

Mozaikun që Alkenti e ka përzemër është ai i Rita Orës, të cilës edhe ia dedikoi certifikatën origjinale të Guinness, por edhe tregon një histori të veçantë rreth tij.

E për ata që janë të interesuar, Alkenti ua tregon formën e aplikimit për Guinness.

Ani pse nuk mori përkrahjen e duhur institucionale, kjo nuk e pengoi që Alkenti të ec para në drejtimin e synuar, ku arriti me forcat e veta.

Alkenti i inkurajon krijuesit të mos heqin dorë nga synimet e tyre, në librin Guinness ka vend për persona unik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit