15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Covid -19 bilanci ditor: 24 raste të vdekjes, numër i lartë i të shëruarve

Rekomandime

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, raporton Kosova ime.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 890 raste të reja të infektuara me këtë virus.

- Advertisement -

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

- Advertisement -

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

- Advertisement -

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit