Mes tensioneve në rritje me Tajvanin, Pekini i tregon sërish forcën teksa shkel hapësirën ajrore me 19 avionë Iuftarakë.
Autoritetet e Tajvanit kanë reaguar menjëherë duke dënuar shkeljet e përsëritura të hapësirës së tij ajrore nga Kina.
10 avionë Iuftarakë J-16, katër Su-30, si dhe katër avionë bombardues H-6 me aftësi për të lëshuar bomba bërthamore, si dhe një aeroplan antinëndetëse kaluan hapësirat ajrore ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Tajvan, raporton A2news.
Menjëherë, u ngritën edhe avionët e Tajvanit të cilët paralajmëruan avionët kinezë që po fluturonin mbi ishujt Pratas të kontrolluar nga Tajvani, ndërsa sistemet raketore monitoruan situatën.
Nga Kina nuk pati asnjë koment mbi këtë ngjarje.