9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vjen paralajmërimi nga Amerika: ‘Mund të rikthehemi në Afganistan’

Rekomandime

Vetëm një javë më parë nga Afganistani është larguar edhe ushtari i fundit amerikan, por tashmë kanë filluar zëra që paralajmërojnë se SHBA’të dhe ushtria mund të rikthehet në Kabul.

- Advertisement -

Senatori republikan Lindsey Graham i tha BBC-së se tani që amerikanët u larguan, Afganistani do të rikthehet në një strehë të sigurt për grupet trroriste, të cilat prej aty mund të planifikojnë suIme të ngjashme si ai i 11 shtatorit 2001.

“Kjo mund të bëjë që ne të detyrohemi të rikthehemi në këtë vend. Siç u kthyem në Irak dhe Siri, mund të rikthehemi në një formë apo në një tjetër edhe në Afganistan”, tha ai.

SHBA-të u tërhoqën nga Afganistani pas një Iufte 20 vjeçare aty duke theksuar se qëllimi u arrit përmes eliminimit të çdo rreziku që në të ardhmen të planifikohen suIme trroriste nga ky shtet ndaj superfuqisë botërore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit