13.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Tony Blair paralajmëron për suIme biologjike

Rekomandime

“Islamizmi mbetet një kërcënim i madh për sigurinë dhe Perëndimi duhet të përgatitet për përdorim të mundshëm të ar.mëve biologjike nga grupet ekstremiste”.

- Advertisement -

Paralajmërimi vjen nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Tealebanët morën pushtetin muajin e kaluar në Afganistan, teksa Shtetet e Bashkuara tërhiqnin trupat pas 20 vitesh Iuftë dhe Britania e Madhe është e shqetësuar se rikthimi i grupit dhe vakuumi i lënë nga largimi kaotik i forcave të huaja do të lejojë fuqizimin e militantëve të Al Kaedës dhe ISIS-it.

“Islamizmi, si nga pikëpamja ideologjike, ashtu edhe dhuna, është një kërcënim i madh për ne dhe nëse nuk tregojmë vigjilencë, do të vijë tek ne. Duhet gjithashtu të shqyrtojmë dobësitë tona. Covid-19 na mësoi mbi patogjenët vdekjeprurës. Mundësitë bio-trroriste mund të duken si pjesë e filmave fantastiko-shkencor, por nëse do të tregohemi të mençur, duhet të përgatitemi për përdorimin e tyre nga aktorë joshtetërore”, tha Blair.

Ish-kryeministri, i cili dërgoi trupat britanikë në Afganistan në vitin 2001, tha se me oreksin e limituar për angazhim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe duhet të punojë më shumë me vendet europiane për rritjen e kapaciteteve për t’i bërë ballë kërcënimeve në zonat si rajoni i Sahelit, në Afrikë. /A2CNN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit