0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sali Berisha ‘godet’ rëndë Lulzim Bashën, ia ‘zbulon’ sekretin

Rekomandime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot në mbrëmje, duke u shprehur se Lulzim Basha ka vite që nuk shkon në SHBA pasi i janë anuluar udhëtimet.

Gjatë intervistës Berisha u shpreh: “Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal.

- Advertisement -

Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”.

Sali Berisha zbulon aksionin politik kundër Lulzim Bashës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar aksionin e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosi ta përjashtonte atë nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH për shpalljen ‘non grata’. Berisha tha se Basha ka shkelmuar çdo rregull e kushtetutë të PD.

- Advertisement -

Ish-kryeministri nënvizoi se do të bëj gjithçka që PD të rimarrë vlerën e dikurshme, e për këtë gjë tha se do të zhvillojë takime të hapura në të gjithë Shqipërinë, si dhe paralajmëroi referendum.

“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Luzlim Basha vendosi për të shkelmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pabesie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.

- Advertisement -

Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, ligjin dhe kushtetutën e PD, duke shkelmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.

Sali Berisha jep detaje nga bisedat me kryedemokratin

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se Lulzim Basha është treguar I pabesë me vendimin që ka marrë për ta larguar nga grupi parlamentar.

Ai ka ndarë me publikun detaje të tjera nga bisedat që ka pasur me kryedemokratin Basha.

Berisha u shpreh se e ka kundërshtuar vendimin e Bashës pasi nuk ishte tagri i tij dhe se kryetari i PD ua ka komunikuar vendimin deputetëve pasi ka paraqitur njëherë mesazhin.

“Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhine tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim të jua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I la mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’i thënë vendimin.”- tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit