Fotografia bëri xhiro nëpër botë: Talebani drejtoi pushkën drejt një gruaje, ajo shikonte me qetësi tytën e saj

0
192

Një fotografi e fuqishme e një fotoreporteri të Reuters e bërë në Kabul është përhapur në media dhe media sociale.

Sipas mediave të huaja, fotografia është bërë të martën në një protestë nga gratë e guximshme afgane kundër qeverisë së re talebane, e cila nuk ka gra apo pjesëtarë të pakicave fetare.

Gruaja ndaj së cilës talebanët drejtuan një pushkë të prodhuar nga Amerika ishte “e armatosur” vetëm me një shishe ujë.

Ndonëse nuk dihet se kush është kjo grua e guximshme, shumë në mediat sociale shprehën admirim për gruan e guximshme të paarmatosur.

Ajo, së bashku me protestuesit e tjerë, kundërshtuan një militant të armatosur, një anëtar i një grupi islamik, i cili po shkel pa mëshirë të drejtat e grave në Afganistan.

Ndryshe, talebanët kanë filluar formimin e qeverisë së re në Afganistan. Megjithatë, disa persona që do të marrin poste të ministrave, kërkohen nga qeveria amerikane – madje për ta janë ofruar shuma të majme për kapjen e tyre.

Qeverinë do ta udhëheq Mulla Mohamed Hasan Akund, kurse ndihmës i tij do të jetë Abdul Gani Baradar.

Ndërkohë një grua ka publikuar disa pamje ku thuhet se ishin mbyllur në bodrumin e një banke për t’i parandaluar që të merrnin pjesë në protestat në Kabul.

Protestuesit e furishëm dolën në rrugët e kryeqytetit të martën pasi udhëheqësi i rezistencës anti-talebane bëri thirrje për një “kryengritje kombëtare” kundër grupit militant një ditë më parë.