10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Izraeli po i frikësohet Iranit, kërkon ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar

Rekomandime

“Bëj thirrje për një reagim të shpejtë dhe të përshtatshëm ndërkombëtar kundër veprimeve të dh*nshme të Iranit”, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.

- Advertisement -

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett pretendon se qeveria e Teheranit gënjen rreth punimeve të saj bërthamore dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të kalojë menjëherë në veprim kundër Iranit, shkruan AA.

Në një deklaratë me shkrim, Bennett bëri vlerësime për raportin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (UAEA) lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Duke iu referuar raportit të UAEA-s të datës 7 shtator, Bennett tha se “Izraeli e sheh me shumë seriozitet fotografinë e pasqyruar në raportin i cili dëshmon se Irani vazhdon të gënjejë botën dhe se ka avancuar programin e zhvillimit të a*mëve bërthamore duke refuzuar angazhimet ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Ai tha se Izraeli do të bëjë gjithçka për të penguar që Irani të posedojë a*më bërthamore. “Bëj thirrje për një reagim të shpejtë dhe të përshtatshëm ndërkombëtar kundër veprimeve të d*unshme të Iranit. Raporti i UAEA-s, paralajmëron se tani është koha për të kaluar në veprim. Për këtë arsye, pritja e sinqertë se Irani është i gatshëm të ndryshojë rrugën e tij nëpërmjet negociatave është treguar se është e pabazë”, tha Bennett.

Në raportin e UAEA-s, thuhet se Irani që nga muaji maj ka katërfishuar rezervat e tij të uraniumit të pasuruar me 60 për qind.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit