2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vjosa Osmani merr vendimin përfundimtar për datën e zgjedhjeve

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit me krerët e partive politike për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve lokale.

Osmani para mediave tha se krerët e partitve nuk u pajtuan për shtyerjen e datës së zgjedhjeve.

- Advertisement -

Presidentja tha se do të respektojë qëndrimin e krerëve të partive, që zgjedhjet të mos shtyhen por ajo shtoi se kjo nuk do të thotë që pajtohet me këtë qëndrim.

“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyerjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, tha Osmani.

“Para disa ditësh i kam shkruajtur Institutit dhe janë përgjigjur se në bazë të analizave mbajtja e zgjedhje paraqet rrezik për rritjen e rasteve me Covid-19, prandaj është rekomanduar që të bëhet shtyerja e procesit zgjedhor deri nmë vlerësimin epidemiologjik të radhës. Një vlerësim është kërkuar edhe për hapjen e shkollave dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë çështje”, shtoi Osmani.

- Advertisement -

Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK’së.

Një ditë pas ftesës së Osmanit për partitë politike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës doli me rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve.

- Advertisement -

Kështu është konstatuar në letrën që IKSHP-ja i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Në letër thuhet se mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit