2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Merkel mbeti e ‘hutuar’ me këto skena të Ramës/ “Edi ia futi thikën Kurtit, tradhtoi edhe Kancelaren”

Rekomandime

Drejtori i institutit Epik, Demush Shasha, thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia futi thikën pas shpine kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Shasha duke komentuar takimin e kancelares Angela Merkel me Ramën e Kurtin, thotë se kryeministri shqiptar e tradhtoi edhe Merkelin.

- Advertisement -

Ai shkruarn se Merkel nuk lejon që të keqpërdoret prezenca e saj për politikat e ulta ditore, mirëpo kjo nuk e ndali Ramën që të denigroj Kosovën dhe të lartësoj Serbinë.

Shasha shkruan se Merkeli mbeti e hutuar nga skena e krijuar pasi Rama ia mohoi fjalën mediave nga Kosova.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kjo çfarë bëri Kryeministri Rama është prerje në besë. Si nikoqir ai me buzëqeshje priti Kryeministrin Kurti, vetëm për t’ia futur thikën pas shpine.

Sdq, ai nuk tradhtoi vetëm Kosovën, ai tradhtoi edhe Kancelaren Merkel.

- Advertisement -

Është botërisht e ditun që Kancelarja Merkel nuk lejon që të keqpërdoret prezenca e saj për politikat e ulta ditore.

Kjo nuk e ndali Kryeministrin Rama që të denigroj Kosovën, dhe të lartësoj Serbinë.

Jo vetëm aq. Kryeministri Rama kishte aranzhuar konferencën për media në atë formë që iu mohua fjala mediave nga Kosova.

Kancelarja Merkel mbeti e hutuar nga skena e krijuar.

Fatkeqësisht, Kancelarja Merkel përjetoj vet ndjenjën që ne përjetojmë çdo ditë me Ramen.

Huti absolute.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit