11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kosnett: Kemi qëllime të njejta për Kosovën, shumëkush u befasua kur Biden mori përsipër Marrëveshjen e Washingtonit

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, në një intervistë për Kallxo.com, ka thënë se Administrata aktuale e Joe Biden dhe ish-administrata e Trump kanë qasje përafërsisht të njejtë ndaj Kosovës. Ai në këtë intervistë ka përmendur edhe faktin që Administrata e Biden edhe zyrtarisht ka pranuar zotimet e Washingtonit si të vetat.

Kosnett ka thënë se qëllimet amerikane për Kosovën mbeten të njëjta, derisa përmendi si shembull përkrahjen e Administratës Biden drejt Marrëveshjes së Uashingtonit.

- Advertisement -

Qëllimet tona të përgjithshme amerikane për Kosovën mbesin të njëjta: paqe, drejtësi, prosperitet.. Mendoj se p.sh. shumë njerëz u befasuan kur administrata e Bidenit, e cila i ndryshoi shumë nisma të politikës së jashtme të administratës paraprake, zyrtarisht i pranoi zotimet e Uashingtonit si të vetat sepse ne besojmë se përpjekjet për forcimin e lidhjeve ekonomike të Kosovës me fqinjët e saj, përfshirë edhe Serbinë, janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë ekonomike të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kosnett, tutje ka thënë se ndonëse metodat e Administratës Trump dhe asaj Biden ka qenë të ndryshme, qasja e përgjithshme ndaj Kosovës nuk ka qenë shumë e ndryshme.

“Nuk do të thosha se pajtohem që qëndrimet janë krejtësisht të ndryshme. Qartazi qasja, metodat e dy qeverive, të dy administratave amerikane kanë qenë mjaft të ndryshme, por nëse e shihni strategjinë e përgjithshme amerikane, qasjen e përgjithshme amerikane ndaj Kosovës, ajo nuk ka ndryshuar shumë përgjatë viteve, varësisht se kush është në Zyrën Ovale”, ka shtuar tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit