16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vetëvendosja i reagon anëtarit të saj pasi lidhi koalicion me LDK-në

Rekomandime

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka reaguar pasi anëtari i tyre Fatmir Hasani, ka ofruar mbështetje për kandidatin e LDK-së për kryetar të kësaj komune, Armend Agollin.

- Advertisement -

Reagimi erdhi edhe pas koalicioneve të PDK-së me AAK-në, AKR-në dhe PD-në në Mitrovicë.

Në reagim thuhet se koalicionet parazgjedhore siç shprehen ata “të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë”, sipas tyre dëshmojnë se humbësit bëhen bashkë.

“Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshpërues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njëjtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Tutje theksohet se Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar.

Ndryshe, Fatmir Hasani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lidhur marrëveshje me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agollin, që të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 17 tetorit.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur të martën gjatë një konference për media të LDK-së dega në Mitrovicë.

Hasani ka shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, për të cilin tha se gjatë garës së brendshme të VV-së, ka kërcënuar, shantazhuar e manipuluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit