1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ambasadori shqiptar numëron momentet kur Edi Rama e humbi mundësinë të ishte “babai i kombit”

Rekomandime

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, komentoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Kosova nuk po e shfrytëzon “Ballkanin e Hapur” por po merret me konspiracion.

- Advertisement -

Lauka shkroi në facebook se është vet Edi Rama, nё bashkёpunim me presidentin serb, Vuqiç që po merren me konspiracion kundër shtetit të Kosovës.

“Kur hajduti bёrtet, “Kapeni hajdutin!” Nё konferencёn e djeshme tё shtypit me kancelaren Merkel, Edi Rama akuzoi Kosovёn se nuk po e shfrytёzon nismёn “Ballkani i hapur”, por po merret me konspiracion. Nё qoftё se ka njeri qё po merret me konspiracion, atёherë, ky ёshtё vetë Edi Rama, nё bashkёpunim me presidentin serb, Vuçiç, kundёr shtetёsisё sё Kosovёs. Kёsaj i thonё: hajduti bёrtet, ‘Kapeni hajdutin!’”, shkruan Lauka .

Ai rikujtoi se as Mali i Zi, as Bosnje-Hercegovina, nuk e kanё mbёshtetur “Ballkanin e hapur”, por pёr Ramёn kjo nuk ka fare rёndёsi.

- Advertisement -

“Problemi ёshtё Kosova. Duket se midis tij dhe Vuçiçit ka njё ndarje tё detyrave: Rama tё “bindё” shqiptarёt e Kosovёs, Vuçiçi-Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinёn, me qёllim qё edhe kёto vende t`i bashkohen nismёs sё tyre”, shton ai.

Sipas z. Islam Lauka manteli i Edi Ramës prej “babai të kombit” ёshtё bёrё zhele, qё nё vitet `90, kur ai nuk e tha asnjë fjalë në mbështetje të luftës së Kosovës, kur injoroi presidentin Rugova më 2013, kur mbështeti ndarjen e Kosovës më 2018 dhe në fund me “Ballkanin e hapur”.

- Advertisement -

“Mbase, Rama ka menduar se shqiptarёt mund t`i bindё kollaj, duke u paraqitur para tyre me mantelin e “babait tё kombit”. Por ai duhet ta dijё se manteli i pretenduar prej tij ёshtё bёrё zhele, qё nё vitet `90, kur ai nuk e tha asnjё fjalё, nё mbёshtetje tё rezistencёs sё shqiptarёve kundёr dhunёs shtetёrore serbe; nё vitin 2013, kur nё vizitёn e parё nё Kosovё, gjatё fjalёs sё tij nё Kuvend, injoroi figurёn historike tё presidentit Rugova dhe njё pjesё e mirё e deputetёve e braktisёn sallёn; nё vitin 2018, me mbёshtetjen e tezёs pёr ndarjen e Kosovёs; nё vitin 2020, me mbёshtetjen e minishёngenit ballkanik; kёtё vit, me “Ballkanin e hapur”, etj. etj. gjithnjё, me qёndrime qё cёnojnё rёndё interesat jetike tё Kosovёs dhe favorizojnё ato tё Serbisё”, përfundoi Lauka

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit