Ngjarje e rëndë në Zvicër: Motra ia merr jetën vëllain dhe më pas edhe vetes

0
230

Të martën, dy persona janë gjetur të pa shenja jete në një ndërtesë banimi, në Frick AG në Zvicër. Janë vëlla dhe motër. Zyra e prokurorit publik ka filluar procedurat për veprën penaIe vr asje me dashje dhe tani ka dhënë informatat e para lidhur me hetimin.

Vëllai A. * dhe motra M. *, të cilët janë gjetur pa shenja jete në një apartament në Frick AG herët në mëngjes të martën, raporton 20minuten.ch. Prokurori publik i Kantonit Aargau ka njoftuar të enjten pasdite se të dy janë gjetur nga prindërit e tyre.

Bazuar në hetimet e deritashme, supozohet se motra 26-vjeçare ka pIagosur për vd ekje vëllain e saj 25-vjeçar dhe më pas ia ka marrë jetën vetës. Një thikë është gjetur në vendin e ngjarjes.

Prapavija dhe rrjedha e aktit janë ende objekt hetimesh, shkruan prokurori publik, transmeton albinfo.ch. Duke marrë parasysh të afërmit, autoritetet po përmbahen nga dhënia e ndonjë informacioni të mëtejshëm publik. Meqenëse personat e përfshirë kanë humbur jetën të dytë dhe zyra e prokurorit publik ka përjashtuar përfshirjen e palës së tretë, procedurat për vr asje me dashje do të ndërpriten sapo të përfundojë hetimi.

Një telefonatë urgjente kishte ardhur në polici para orës 5 të mëngjesit sipas të cilës një person i telefonuar nuk po përgjigjej. Shërbimi mjekësor kishte shkuar për pak kohë në vend, por më pas qe larguar përsëri. Hyrja në ndërtesën e banesës ishte bllokuar nga policia.

Fqinjët ishin shumë të shqetësuar. Prindërit, të cilët kishin jetuar me djalin dhe vajzën e tyre, janë strehuar tek të afërmit dhe po mbikëqyren nga një ekip kujdesi.