10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Ajo çfarë ndodhi në Kroaci nuk ndodh në Serbi”, Vuçic thotë se ushtria e tyre është shumë e fortë

Rekomandime

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia nuk ka pasur kurrë ushtri më të fortë.

Ai iu referua gjithashtu rrëzimit të një droni në Zagreb të premten, i cili besohet të ketë ardhur nga Ukraina.

- Advertisement -

Ajo që ndodhi në Zagreb nuk mund t’i ndodhte Serbisë, ne do ta kishim rrëzuar atë aeroplan për pesë minuta”, tha sot në Vuçiq, i cili po garon edhe për një mandat presidencial në Serbi.

Në një tubim parazgjedhor ai ka prekur edhe tema si: Ukraina, NATO, rrëzimi i dronit në qendër të Zagrebit, por edhe pajisjet e ushtrisë serbe.

“Unë shoh që po flasin përsëri se si ne duhet të jemi pjesë e NATO-s. Nuk mendoj se duhet të jetë kështu. Ne kemi ushtrinë tonë dhe do të mbrojmë vendin dhe qiellin tonë. Kam marrë një garanci nga ushtria udhëheqja se çfarë ndodhi në Zagreb, neve do të na duheshin vetëm pesë minuta dhe do ta rrëzonim një avion të tillë. Sepse sot kemi diçka, kemi avionë MiG dhe sisteme të mbrojtjes ajrore”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit