2.1 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Pasi i refuzoi Prokuroria, prindërit e Astrit Deharit mbajnë konferencë për media

Rekomandime

Pas refuzimit të Prokurorisë Themelore në Prizren për t’ua dhënë ekspertizën në origjinal, prindërit dhe bashkëshortja e Astrit Deharit kanë njoftuar se do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 17:00, në zyrën e avokatit Tomë Gashi

- Advertisement -

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Pas refuzimit të Prokurorisë Themelore në Prizren për dhënien e raportit-ekspertizës të Instituti Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjinal, në gjuhën në të cilën është përpiluar, prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari së bashku me bashkëshorten e Astritit, Artën, dhe avokatin e tyre Tomë Gashi, do të mbajnë sot më 18.10.2019 në orën 17.00h konferencë për media në zyrën e avokatit”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka folur para mediave pasi që nuk ia dha raportin e ekspertizës familjes së Astrit Deharit, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Shala ka thënë para mediave se raporti do t’u dorëzohet familjarëve pasi që i njëjti të përkthehet.

Për t’u bërë kjo do të duhen tre ditë, ka deklaruar Shala

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit