15.6 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Kurti në Prekaz: E kemi obligim institucional dhe kombëtar që këtë objekt ta mirëmbajmë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bashkë me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari.

Kurti ka thënë se mirëmbajtja e objektit në Prekaz është obligim institucional, kombëtar dhe shoqëror.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ky objekt është i rëndësisë së veçantë për historinë e Kosovës dhe kombit në përgjithësi.

“E kemi obligim institucional dhe kombëtar e shoqërorë që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht të dhimbshme”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit