-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Lidhja me gazsjellësin amerikan do t’ia zgjaste jetën kosovarëve për disa vjet

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Është i pakumtueshëm hezitimi i qeverisë që të lidhet me gazsjellësin amerikan. Po arsyetohet kosto, kur pjesën dërmuese të saj paska me na financu dy insitucione kredibile botërore. Eshe pa atë financim ne do të duhej të vraponim për të.

Gazi është një mënyrë jetese në përendim. Evropa e lodhur nga ngrohja me qymyr që shkaktonte mijëra vdekje të parakohshme çdo vit, e braktisi atë një shekull më parë dhe filloi të përdorte gazin natyror. Pa ndotje, me kosto tejet të ulēt.

Kosova duhet ti bashkohet këtij karvani. Ndotja po ua shkurton jetën kosovarëve. Ne jetojmë gati 10 vjet më pak se një europërendimor e gati 5 vjet më pak se një ballkanas.

- Advertisement -

Fajtor direlt për këtë është përdorimi pa kontroll, sidomos në ambientet urbane i qymyrit, naftës dhe drurit. Pos jetesës më të shkurtë, shumica e kosovarëve mbi 50 vjeçarë kanë sëmundje kronike të shkaktuara mga kontaminimi konstant i ambientit jetësor. Pra, jetojmë më shkurt dhe për faqe të zezë me 100 sëmundje nē trup.

Gazifikimi i vendit do të thoshte ambient shumë më i pastër. E ambinti më i pastër nënkupton jetë më të gjatë e më kualitative. Amerika na shtriu dorën për këtë. Plus na ofroi edhe financim të pjesës mē të madhe.

- Advertisement -

Pra, kosto është shumë më e lirë sikur ne ta gazifikonim vendin se të përdorim naftë e qymyr. Kur llogaritet edhe kosto shëndetësore, atëhere s’kemi nevojë as ta rrokim digitroin për llogari. Duhet të vrapojmë nga gazi. E kur na ofrohet gazi amerikan në vend të atij rus, atëherë duhet të fluturojmë.

Përdorimi i kësaj lënde djegëse është çelësi që ne të jetojmë më normalisht. Benefitet do të ishin të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit